Subscribe

Mbledhja midis dy qeverive shqiptare në Prishtinë nisi me fjalen e kryeministrit pritës, Albin Kurti.

 

Gjatë fjalës së tij Kurti tha se sot bashkëpunimi midis dy shteteve nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv.

 

Kryeministri i Kosovës u shpreh gjithashtu se mbledhjet e njëpasnjëshme të qeverive duhet ta kthejnë optimizmin në entuziazëm.

 

Për sa i përket marrëveshjeve të takimit të kaluar, Kurti tha se janë vënë në zbatim 12 nga 13 të tilla që u firmosën dhe njëra pritet të vihet në zbatim shumë shpejt.

 

“Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar. Kur problemet shfaqen më haptas, kur orientimet gjeopolitike shfaqen më hapur, përcaktimi ynë është më i thjeshtë. Prandaj dhe këto mbledhje qeverive tingëllojnë më të vërteta se kurrë më parë.

Sot bashkëpunimi mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet ta rindezë atë entuziazëm që pati në kohën e luftës për çlirim. Më vjen mirë të theksoj se ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe më intensiv.

Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Kjo mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje.

Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt.

Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Është veti e këtyre mbledhjeve të flitet me gjuhën e rezultateve, pritshmëritë tona janë reale. Na mbetet dhe përcaktimi i shpejtësive te realizimit te marreveshjeve, dhe besojmë se pas 6 muajve do kemi rezultatet e radhes.”– tha Kurti gjatë fjalës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *