Subscribe

 

Parku i Liqenit të Farkës po shndërrohet në një pikë referimi për të gjitha moshat që duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së kryeqytetit. Të tjera peme janë mbjellë ne ketë zonë me kontributin e biznesit.

 

 “Jam 870 herë mirënjohës për secilën prej pemëve që është mbjellë këtu sot. Thirrja që kemi bërë për të mbjellë një numër pemësh për çdo makinë të përdorur, ka marrë përgjigjen e duhur, kështu që u jam shumë mirënjohës sot, jo vetëm për dhurimin e pemëve, por për faktin që e gjithë kompania me familjet, me fëmijët, me partnerët e tyre e trajtojnë këtë si një ditë komuniteti.”

 

Synimi i Bashkisë së Tiranës është që deri në përfundim të sezonit të mbjelljes së pemëve të reja, kryeqytetit t’i shtohen në total 100 mijë pemë.

 

“Siç po ecim çdo ditë, do kapim rekordin tonë të 100 mijë pemëve në këtë stinë mbjelljesh. Kështu që, do vazhdojmë gjatë gjithë stinës së festave. Kush do t’i bëjë një dhuratë Tiranës, nëse do ta kishin anëtarë të familjes së tyre, t’i dhurojë Tiranës 1 pemë”

 

Krahas mbjelljes së pemëve, për të pastruar ajrin, Tirana po transformon edhe transportin e saj, duke i dhënë prioritet mjeteve ekologjike me ambientin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *