E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbi 70 banesa të dëmtuara nga termeti në Kolonjë

Termeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në Qafëzezë të Kolonjës. Mbi 70 banesa rezultojne të dëmtuara dhe gjysma prej tyre janë të pabanueshme. Muret kanë pësuar çarje ,çatitë kanë rënë përtokë dhe po ashtu strukturat mbajtese janë shkëputur nga lekundjet e forta sizmike ,që po kanë vijuar edhe këtë të dielë me magnitude me te ulet.

 

Banorët kanë braktisur shtëpitë dhe e kanë kaluar natën e së shtunës në makina. Të tjerë, nuk kanë pranuar të largohen nga banesat e dëmtuara, nga frika mos ju vjedhin bagëtitë duke u gdhirë nepër oborre në të ftohtë dhe shi .

 

Reklamë

Më e vështirë ka qenë nata, për famlijet që u vendosen në 5 çadrat që sollën Emergjencat Civile.  Banorët ankohen se në çadra janë të vogla, nuk ka ndriçim dhe numri i krevateve është i pamjaftueshem, duke i detyruar teë flenë përtoke. Po ashtu,ndihmat ne ushqime kane munguar plotesisht,cfare e ka bere me te rende situaten,sidomos per familjet qe ju eshte nderprere ndihma ekonomike.

 

Nje ekip mjekesh dhe infermieresh po asiston me sherbim 24 ore banoret e fshatit,te cilet kane shfaqur  gjendje te renduar psikologjike,per shkak te humbjes se shtepive. Po ashtu,jane trajtuar me keshilla psikologjike edhe mjaft femije,te cilet kane pesuar traume dhe kane gjendje ankthi,per shkak te perjetimeve nga lekundjet sizmike.

 

Deme nga termeti jane raportuar edhe ne mbi 50 banesa ne disa fshatra te zones se Kolonjes.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë