E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbi 6 mijë të mitur të arrestuar në Francë, protestat pritet të përshkallëzohen të shtunën, Macron: Ja kush fshihet pas tyre

Disa nxënës në Francë kanë pësuar plagosje të rënda gjatë protestave në shkolla, si pasojë e armëve të përdorura nga policia. Ndërkohë, mbi 6.700 të mitur janë arrestuar dhe mbajtur në ambientet e policisë që nga nisja e protestave në mesin e shtatorit.

Avokatët dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për përdorimin e forcës nga policia, duke raportuar raste të të rinjve që janë goditur, fyer me motive raciste ose poshtëruar gjatë ndalimit.

Reklamë

Ndërkohë që media franceze “France 24”, raporton se ditën e shtunë do të ketë një përshkallëzim të protestave.

Por sipas presidentit francez Emanuel Macron, studentët protestues po “shfrytëzohen” nga forcat politike.

Reklamë

Franca është përballur prej vitesh me kritika për mënyrën se si policia përdor armët kundër protestuesve. Shqetësimet u shtuan veçanërisht gjatë protestave të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, në vitet 2018-2019, kur disa persona pësuan dëmtime të rënda, përfshirë humbjen e shikimit dhe gjymtimin e gjymtyrëve.

Protestat e fundit kanë përfshirë qindra shkolla të mesme në të gjithë vendin. Nxënësit kërkojnë zëvendësimin e mësuesve që mungojnë dhe riparimin e godinave shkollore të amortizuara.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, që nga mesi i shtatorit, 6.773 të mitur janë arrestuar dhe mbajtur në ambientet e policisë. Për më shumë se 1.000 prej tyre nuk janë ngritur akuza, ndërsa 2.190 po përballen me procedura ligjore. Gati 2.000 të tjerë janë përballur me masa alternative, si ndjekja e kurseve për shtetësinë, pa kaluar në gjyq dhe pa u shpallur fajtorë.

Akuzat ndaj të miturve përfshijnë pjesëmarrjen në grumbullime me qëllime të dhunshme, ushtrimin e dhunës ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës.Mbi 6 mijë të mitur të arrestuar në Francë, protestat pritet të përshkallëzohen të shtunën, Macron: Ja kush fshihet pas tyre

Disa nxënës në Francë kanë pësuar plagosje të rënda gjatë protestave në shkolla, si pasojë e armëve të përdorura nga policia. Ndërkohë, mbi 6.700 të mitur janë arrestuar dhe mbajtur në ambientet e policisë që nga nisja e protestave në mesin e shtatorit.

Avokatët dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për përdorimin e forcës nga policia, duke raportuar raste të të rinjve që janë goditur, fyer me motive raciste ose poshtëruar gjatë ndalimit.

Ndërkohë që media franceze “France 24”, raporton se ditën e shtunë do të ketë një përshkallëzim të protestave.

Por sipas presidentit francez Emanuel Macron, studentët protestues po “shfrytëzohen” nga forcat politike.

Franca është përballur prej vitesh me kritika për mënyrën se si policia përdor armët kundër protestuesve. Shqetësimet u shtuan veçanërisht gjatë protestave të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, në vitet 2018-2019, kur disa persona pësuan dëmtime të rënda, përfshirë humbjen e shikimit dhe gjymtimin e gjymtyrëve.

Protestat e fundit kanë përfshirë qindra shkolla të mesme në të gjithë vendin. Nxënësit kërkojnë zëvendësimin e mësuesve që mungojnë dhe riparimin e godinave shkollore të amortizuara.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, që nga mesi i shtatorit, 6.773 të mitur janë arrestuar dhe mbajtur në ambientet e policisë. Për më shumë se 1.000 prej tyre nuk janë ngritur akuza, ndërsa 2.190 po përballen me procedura ligjore. Gati 2.000 të tjerë janë përballur me masa alternative, si ndjekja e kurseve për shtetësinë, pa kaluar në gjyq dhe pa u shpallur fajtorë.

Akuzat ndaj të miturve përfshijnë pjesëmarrjen në grumbullime me qëllime të dhunshme, ushtrimin e dhunës ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.