Një vajzë 17 vjecar arriti të dalë e gjallë nga gërmadhat pas 10 ditesh. Ajo ishte nën rrenojat e një pallati shumëkatësh në rajonin Kahraman-marash. Nxjerrja e vajzës uprit me duartriokitje nga ekipi i shpëtimit.

 

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kerkimet per te mbijetuarit nga tërmeti shkatërrimtar qe goditi Turqinë dhe Sirinë por cdo ore qe kalon i pakeson shanset.

 

Aktualisht bilanci ne Turqi dhe Siri nga termeti apokaliptiik ka arritur në mbi 42.000 viktima. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg gjate një vizitë në Ankara, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike planifikon të sigurojë strehim për mijëra persona.

 

” Në emër të NATO-s, dëshiroj të përcjell ngushëllimet e mia më të thella dhe më të sinqerta për popullin turk dhe për familjet dhe të dashurit e personave që humbën jetën në këtë fatkeqësi.NATO është bashkë me Türkiye-n në momentin kur keni nevojë”

Vetëm në Turqi, më shumë se 50.000 ndërtesa janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *