Subscribe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Kosovë, pasi një bombël gazi ka shpërthyer në një restorant në komunën Ferizaj.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në godinat e tjera përreth.

Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa nummri i të plagosurve i ka kaluar 40. 18 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në Qëndrën Spitalore Universitare.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh i lehtësuar që nuk u regjistruan viktima.

“Unë bashkë këtu me mjekët e nderuar, profesionistët shëndetësorë që më treguan për gjendjen e pacientëve pas shpërthimit në Ferizaj. Erdha të shoh së afërmi trajtimin e tyre, të gjithë janë në jetë për fat të mirë dhe po e marrin trajtimin e duhur në bazë të kapaciteteve të QKUK-së. Ne vizituam edhe fizikisht, i pamë së afërmi, janë duke u trajtuar, vlen të theksohet koordinimi i mirë mes spitalit të Ferizajt dhe QKUK-së tregon profesionalizmin e profesionistëve tanë shëndetësorë. Dua t’iu uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe familjarëve sa më pak shqetësim sepse të lënduarit janë në duar të sigurta”, tha ai.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ishte i frikshëm dhe tej mase tronditës. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *