Rëndohet bilanci i të vdekurve në Japoni, duke e çuar numrin e viktimave në 200.

 

Gjatë një konference për mediat kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u shpreh se operacioni po kryhet ma hapa të shpejtë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore.

 

Provincat më të prekura janë Okajama dhe Hiroshima.

 

Përveç 200 të vdekurve të regjistruar, autoritetet theksojnë se mbi 60 persona rezultojnë të zhdukur ndërkohë që kërkimet vazhdojnë pavarësisht shpresave të pakta për të mbijetuar.

 

Kjo është katastrofa më e madhe në Japoni prej vitit 1982 . Të paktën 7200 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe të jetojnë në qendra pritjeje të përkohshme.

 

Ata rrezikohen edhe nga vala e të nxehtit që ka përfshirë tashmë vendin dhe nga helmime të mundshme nga ushqimet.

 

Sipas ministrisë japoneze të Shëndetësisë, furnizimi me ujë të pijshëm rezulton i ndërprerë në 255 mijë shtëpi në 12 prefektura ndërsa rreth 16 mijë komplekse banimi kanë mbetur pa linja telefonike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *