E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbi 111 mijë viktima në SHBA nga koronavirusi

SHBA regjistron mbi 1.9 milionë të infektuar me COVID-19 dhe 111,394, duke kryesuar listën e vendeve më të goditura nga pandemia.

Sipas mediave vendase, shqetësuese vijon të mbetet fakti se në ditë raportohen mesatarisht mbi 20 mijë të prekur, në një kohë që shumë shtete në botë po aplikojnë masat lehtësuese.

Po ashtu, protestat dhe trazirat e vazhdueshme në SHBA kundër racizmit konsiderohen te rrezikshme për rritjen e infeksionit.

Ndërkohë, Organizata Boterore e Shendetesise ka paralajmëruar se pandemia nuk ka perfunduar, pas rritjes së numrit te te infektuarve me koronavirus pas lehtesimit te masave.

Deri më tani, në të gjithë botën shënohen në total 6,852,818 të infektuar, 398,282 vdekje dhe 3,352,066 të shëruar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë