E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbi 100 të plagosur nga përleshjet në Venezuelë, Maduro pretendon fitoren

Më shumë se 100 persona janë plagosur nga përleshjet e ndodhura në Venezuelë të martën.

 

Reklamë

Presidenti I Venezuelës, Nicolas Maduro në një intervistë televizive pretendoi se e kishte mposhtur atë që ai e quajti një përpjekeje ushtarake të organizuar nga kreu i opozitës Juan Guaido.

 

Maduro tha gjithashtu se Guaido kishte dështuar edhe në përpjekejet për të kthyer ushtrinë kundër tij ndonëse një pjesë e gardianëve iu bashkua opozitës.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Guaidó deklaroi me bindje se Maduro ka humbur kontrollin e forcave të armatosura dhe se shumë shpejtë do të bjerë.

 

Udhëheqësi i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të tij që të dalin në rrugët e Venezuelës edhe këtë të mërkurë.

 

Guaidó është njohur si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Amerikën Latine.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, Maduro ka arritur të sigurojë mbështetejen e Rusisë dhe të Kinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë