E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbi 1 orë në SPAK, Tahiri: Isha për 21 Janarin, dhashë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit

Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Tahiri ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:30. Ish-ministri Saimir Tahiri qëndroi në SPAK mbi një orë dhe u mor në pyetje në lidhje me dosjen për 21 Janarin.

Reklamë

Pas daljes nga SPAK, ai është shprehur se ka dhënë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit për 21 Janarin.

Tahiri: Isha ne SPAK për 21 Janarin. Dhashë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit për 21 Janarin.

Tahiri është thirrur në SPAK nga prokurori Alfred Shehu. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë