Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm edhe në Turqi.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka bërë me dije se deri më tani regjistrohen në total 1.890 viktima dhe 82.329 të infektuar.

Sa i përket të shëruarve, Koca njoftoi se 10.453 pacientë kanë fituar betejën me virusin dhe kanë lënë ambientet e spitalit.  Ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 598.933.

Koronavirusi është përhapur masivisht në mbarë botën që pas shpërthimit për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *