Një ditë pas operacionit ku u gotit rrjeti i trafikut të mbetjeve të rrezikshme në Vlorë, prokuroria ka nisur hetimet me qëllim zbardhjen e të gjithë ngjarjes.

Organi i akuzës ka vendosur në sekuestro tragetin “ST Damian” që transportonte mbetjet si dhe ka marrë në pyetje 6 personat e arrestuar.

Mësohet se grupi i personave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merrnin nga Italia mbetjet dhe i sillnin ato në Vlorë, përmes linjës së tragetit, nga Bridnisi.

Pasi lëndët e dyshuara si kancerogjene mbërrinin  në qytetin bregdetar, ato grumbulloheshin në një pikë në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar ku dhe më pas groposeshin.

Mbetjet vinin në kuti të kamufluara si lëndë të pastrimit kimik dhe mbanin përsipër mbishkrimin “ENI”, një kompani kjo italiane me seli në Romë që operon në fushën e naftës dhe të gazit.

Prefekti i Vlorës  Flamur Mamaj, tha se ende nuk ka informacion të plotë mbi llojin e mbetjeve që janë futur në qytet.

Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për mbetje amianti, një lëndë e rrezikshme dhe kancerogjene. Ky produkt përdoret kryesisht në fushën e ndërtimit por është i shumë i dëmshëm për shëndetin e njerëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *