E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mbetet në burg vjehrri vrasës, qëlloi me levë nusen

75-vjecari Ndoc Tota, i cili vrau nusen e djalit, se nuk i shërbeu kafenë, shprehu pendesë para trupit gjykues të krimeve të rënda. Për të u caktua masa e arrestit me burg.

 

Gjatë seancës, ai tha se me nusen e djalit Vera Tota kishte pasur konflikte të vazhdueshme pasi, sipas tij, ajo nuk sillej mirë. 75-vjeçari tentoi dhe të justifikonte aktin e rëndë, duke thënë se nuk kishte dashur ta vriste, por vetëm ta trembë.

 

Reklamë

Krimi brenda familjes tronditi fshatin Zhejë të Kurbinit dy ditë më parë. 41-vjecarja Vera Tota u gjet nga fqinjët e pajetë dhe e mbuluar në gjak në oborrin e banesës së saj. Nëna e dy fëmijëve kishte tentuar të largohej, por goditja me levë e vjehrrit të saj ishte fatale.

 

Më shumë video

Reklamë