E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mbetet në burg i riu që vrau gjyshen

I qetë dhe pa shenja pendese është shfaqur në gjykatë, 21-vjeçari Redmond Gruda, përdorues i hashashit, I cili pranoi vrasjen e gjyshes së tij duke e goditur disa here me thikë. 21-vjecari e goditi disa here ne koke duke i shkaktuar vdekjen.

 

Reklamë

Ne një seance te shkurtër trupi gjykues vendosi te lare ne masën e sigurisë te arrestit me burg te riun qe i mori jetën gjyshen vetëm pse ajo nuk i dha paratë për te blere drogën. Ishte Redmond Gruda qe lajmëroi policinë e Durrësit pas krimit duke thënë fillimisht se kishte gjetur te moshuarën Floresha Shkurti, 81 vjeç, të vdekur në katin e tretë të pallatit afër stadiumit “Niko Dovana”.

 

Por edhe pse u mendua për një vdekje natyrale të 81- vjeçares, vetëm pak orë më pas ngjarjes u zbardh gjithçka. I riu pranoi para oficerëve të policisë se ishte ai autori i vrasjes së gjyshes së tij.

Më shumë video

Reklamë