Subscribe

Pas shkollës “Dituria” në Komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës do të kontribuojë edhe për një shkollë tjetër, ku mësojnë fëmijë shqiptarë në Bujanoc, e cila mban emrin e Naim Frashërit. Erion Veliaj priti kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin, me të cilin bisedoi për rritjen e bashkëpunimit.

 

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që presim Këshillin Komunal vendor të Bujanocit, një qytet që e kemi për zemër. Lugina e Preshevës është ndoshta nga ato pjesë të kombit tonë që ka edhe sfidat më të mëdha. Ne mund të kemi beteja që janë të zgjidhshme mes nesh, se në fund të ditës janë debate brenda shtetit dhe qeverisë sonë, por është pak më ndryshe kur je në minorancë dhe kur të duhet të jesh gjithmonë e më shumë në përpjekje për të qëndruar me dinjitet dhe për ta mbajtur kokën lart, për të ruajtur atë gjuhë, atë traditë, atë kulturë dhe për të rritur ata fëmijë me dashuri për këtë vend, për këtë komb dhe këtë kulturë që kemi”

 

Veliaj tha se mbështetja e Bashkisë së Tiranës për Luginën e Preshevës do të jetë e vazhdueshme.

 

“Falë bashkëpunimit të dy Këshillave kemi një propozim për të investuar në shkollën mban emrin e rilindasit të madh, Naim Frashëri. Tiranës i shkon të investojë në palestrën e shkollës sepse jemi Qyteti Europian i Sportit. Ky investim është më shumë një investim për të krijuar skuadër dhe një komunitet me këta fëmijë. Ndaj, jemi shumë entuziastë dhe mezi presim, sapo të kemi projektin teknik, t’jua japim këtë mbështetje”

 

Ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Tiranës me Preshevën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *