Subscribe

Universtiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër ka hapur dyert për të rinjtë e luginës së Preshevës duke i’u siguruar tarifë 0 për studimet e larta, në degë të ndryshme, përfshirë edhe ato të shpallura me prioritet kombëtar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ne Presheve, Nevzad Lutfiu shprehet se kjo mbështetje i përgjigjet nevojës që ka lugina për profesionistë te arsimuar në kushtet kur diplomat e të rinjve që kanë studiuar në Kosovë, nuk njihen në Serbinë fqinje.

 

NEVZAD LUTFIU

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

“Ne kemi mungesë të kuadrove nëpër institucionet lokale në Luginën e Preshevës. Nisur nga fakti që diplomat shqiptare njihen në Serbi, kemi vendosur që të trokasim nëpër dyert e bashkive dhe universiteteve në Shqipëri në mënyrë që ti hapin dyert për studentët e Luginës së Preshevës dhe po fillojmë një bashkëpunim konkret me bashkinë e Gjirokastrës, e cila do të sigurojë akomodimin për studentët e Luginës së Preshevës ndërkohë që studentët që do të studiojnë në universitetin e Gjirokastrës do të lirohen nga tarifa e shkollimit”

 

Ky është vetëm hapi i parë pasi bashkëpunimi i nisur mes Bashkisë së Gjirokastrës dhe subjekteve shqiptare në Luginën e Preshevës synon të shtrihet edhe më tej, jo vetëm në arsim por edhe turizëm e kulturë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *