Subscribe

Për të gjithë maturantët që do të zgjedhin lëndët e mësuesisë do të ketë mbështetje financiare, e cila do të jetë përmes reduktimit të tarifave, por dhe bursave. Kjo, pasi numri i studentëve në këto degë gjatë viteve të fundit ka rënë ndjeshëm.

Por, mesatarja edhe këtë vit do të vazhdojë të jetë kriter kryesor.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT 

 

Është një dokument që është prioritet. Ne po punojmë që disa programe, siç është mësuesia, të ketë reduktim të tarifave, por dhe bursa. Sepse ka rënë interesi i të rinjve. Ne nuk synojmë që të ulet mesatarja, por besoj se fondin e ekselencës po e ndryshojmë që t’ua dedikojmë atyre studentëve që qëndrojnë në Shqipëri. Deri më sot, fondi ekselencës ka qenë për ata jashtë vendit.

 

Ministrja foli edhe për tezat e provimeve të maturës. Ajo sqaroi se të gjitha pyetjet do të jenë të ndërtuara mbi përmbajtjen e teksteve shkollore.

 

 

Para pak ditësh zhvilluam një takim, ku prezantuam rregulloren e re. Ndryshimet nuk janë rrënjësore. Lidhen vetëm me organizimin më të mirë. Lidhet me përzgjedhjen e mësuesve që do hartojnë testet.

 

Deklaratat, ministrja i bëri nga Elbasani, ku mori pjesë në një aktivitet në shkollën “Jorgji Dilo”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *