E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbërrijnë të tjera vaksina në Kosovë

Në Kosovë kanë mbërritur edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX, ndërsa këtë të mërkurë ka nisur imunizimi i personave mbi 65 vjeç.

 

Sasia e parë nga programi i ndihmës për vendet e varfra, me 24.000 doza u dorëzua në muajin mars. Por vendi me rreth 1.9 milionë banorë do të përfitojë edhe 95 mijë doza të vaksinës së kompanive Pfizer dhe Biontech, si donacion nga Bashkimi Europian.

 

Reklamë

Sipas planit të vaksinimit, në fazën e tretë, pritet të imunizohet rreth 50 për qind e popullsisë së Kosovës.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë