E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 41 minuta më parë
Politikë

Mbaron seanca për Berishën, rrëzohet kërkesa për heqjen e masës “arrest shtëpie”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e liderit të opozitës, Sali Berisha për ndryshimin e masës së sigurisë. Kështu Berisha do të vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha për mediat se seanca e ditës së sotme ka qenë në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij, prokurorët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se ku qëndronte korrupsioni i bërë nga Sali Berisha, ndërsa shtoi se është e habitshme që Gjykata nuk bëri asnjë pyetje.

“Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zotit Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim. Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje”, tha avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj

Reklamë

Gjithashtu mësohet se edhe kërkesa e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezit, është rrëzuar nga GJKKO.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë