E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbante në banesë kapsolla elektrike detonatore, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë, i gjendet dhe kanabis

Sarandë – Një 27-vjeçar i cili posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis është vënë në pranga.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin D.Zh, banues në Sarandë.

Reklamë

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë