E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbante automatik në shtëpi, pranga 24 vjeçarit nga Fieri

Një 24 vjecar nga Fieri është arrestuar në flagrancë pasi iu gjet një armë automatike në banesë.

Policia mori informacion nga qytetare të tjerë se shtetasi me iniciale A.B. kishte armë në shtëpi.

Në fakt të dhënat rezultuan të sakta pasi gjatë kontrollit të policisë në Levan

në cilësinë e provës materiale u gjetën 1 armë zjarri automatike, 1 krëhër dhe 10 fishekë.

Reklamë

“Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” është një vepër për të cilën parashikohet dënimi nga 5 deri në 7 vjet.

Po ashtu policia e Fierit arrestoi edhe shtetasinE. B, 19 vjeç, banues në Boçovë, pasi gjykata në 25 janar kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë