Subscribe

“Arrest me burg” caktoi gjykata e vlorës për 37-vjeçarin Vitrin Çobaj, hajdutin që terrorizoi për rreth katër orë 8 anëtarët e një familjeje me aftësi të kufizuara.

 

Seanca e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Pasi u njoh me provat e paraqitura nga akuza, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarjaViola Canaj e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 37-vjeçarit.

 

Vitrin Çobaj akuzohet për katër vepra penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku 37-vjeçari hyri i armatosur dhe i maskuar për të vjedhur në banesën e familjes Ferraj në fshatin Brataj të Selenicës.

 

Por gjatë grabtijes ai i mbajti peng dy kryefamiljarët së bashku me 6 fëmijët e tyre të mitur. Krahas dhunës së ushtruar, ai dyshohet se abuzoi seksualisht dhe me vajzën e madhe të çiftit të bashkëshortëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.