Tashme eshte zyrtare qe mazhoranca eshte terhequr nga ligji per ndertimin e teatrit te ri kombetar dhe ka pranuar ta ndryshoje ate.  Michela Matuella, Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Komisionin Evropian, ne nje leter drejtuar sekretarit te pergjithshem te kryeministrise engjell agaci, vlereson qendrimin e ri te qeverise duke vene theksin tek nje moment, gara e lire dhe e hapur per kompanite qe duan te behen pjese e projektit per teatrin e ri kombetar, duke deklaruar se në këtë fazë nuk mund të konstatohet shkelje e marrëveshjës së stabilizim asocimit

 

 “Komisioni mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të amenduar Ligjin Special, me qëllim prezantimin e një thirrje të hapur për zbatimin e projektit për Teatrin Kombëtar, ku çdo kompani private mund të dorëzojë një propozim për projektin.”

 

Ne letren e komisionit europian sillet ne vemendje pika 3 e nenit 74 te marreveshjes se stabilizim asocimit e cila u njeh kompanive te be akses te barabarte per te garuar ne shqiperi, nderkohe qe pika 1 e nenit 74 flet per liberalizim te kontratave publike mbi bazen e mos-diskriminimit dhe reciprocitetit

 

“Në këtë kontekst, Ligji special siç u miratua, I cili kishte parashikuar një para-seleksionim të kontraktorit pa një tender të hapur, ngre shqetësim në lidhje me respektimin e parimeve të mos-diskriminimit dhe parimeve të tjera të prokurimeve publike të BE si trajtimi I barabartë dhe gara e hapur.”

 

Ligji per ndertimin e teatrit te ri kombetar u miratua vetem me votat e mazhorances ne daten 5 korrik, por presidenti I republikes ilir meta refuzoi ta dekretoje duke ia kthyer serish parlamentit dhe nje prej arsyeve ishte edhe shkelja e marreveshjes se stabilizim asocimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *