Mes debatesh, mazhoranca ka rrëzuar amendamentet e propozuara nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe për buxhetin e 2019 dhe paketën e re fiskale.

 

Me shumicë votash, socialistët hodhën poshtë amendamentin e Braçes për rritjen e fashës së pagës që nuk tatohet nga 30 mijë në 40 mijë.

 

Edhe pse kreu i Komisionit të Ekonomisë, i mëshoi fortë faktit që tatimi për pagat 40 mijë lekë të jetë 0, ky propozim nuk u mor parasysh nga grupi i PS, I cili mbështeti qëndrimin e ministrit Arben Ahmetaj.

 

Por krahsa këtij amendimi, grupi PS hodhi poshtë edhe amendimin për:

 

Mosndryshimin e taksës minerare;

Rritjen e taksës për lojërat e fatit nga 15% ne 30%;

Taksën e ndërtesës për organizatat e personave me aftësi ndryshe dhe libraritë që të jetë zero.

 

Ndërkohë u pranua amendimi për tarifat doganore në paketën fiskale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *