E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Politikë

Mazhoranca “djeg” bixhozin, nga 1 janari ndalohet me ligj

Me 75 vota pro, mazhoranca ka votuar seancën e kësaj të enjteje projektligjin per ndalimin e lojerave te fatit.

Qëllimi i këtij projektligji është ndërprerja e ushtrimit të aktivitetit të basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë, deri në datën 31 dhjetor 2018.

 

Por krahas këtyre aktiviteteve projektligji synon gjithashtu edhe mbylljen e kazinove elektronike si dhe bingove tradicionale. Aktivitete këto ku po konsiderohet edhe mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe mundësia e ushtrimit të funksionit vetëm në hotelet me pesë yje.

Reklamë

 

Gjatë miratimit të këtij projektligji, Kuvendi mirëpriti gjithashtu edhe amendimin e deputetit Ervin Bushati për cilësimin e hoteleve me “5 Yje”. Ndërkohë, që ka rrëzuar amendimin e deputetit Erjon Braçe për dyfishim të tatimit për këto aktivitete.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë