E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mazhoranca asnjë hap prapa, Balla: Parlamenti do vijojë punën normalisht

Pavarësisht krizës politike pas dorëzimit të mandateve nga opozita, mazhoranca duket se eshte e vendosur per te mos bere asnjë hap pas pavarsisht se perserit gatishmerine per tu ulur ne dialog.

 

Socialistët zhvilluan mëngjesin e së hënë mbledhjen e grupit parlamentar.

 

Reklamë

Pas përfundimit të saj kreu i grupit Taulant Balla iu përgjigj fare shkurt interesit të gazetarëve, teksa tha se parlamenti do të vazhdojë punën normalisht.

 

Të enjten opozita do të mbajë protestën e radhës para parlamentit. Ndërsa deputet e mazhorancës do të tentojne te vijojne me votimin e rendit te ditës në seancë.

 

Nje dite me pare kryeministri Edi Rama porositi deputetet socialiste dhe ministrat qe te shmangin cdo lloja perballje televizive me perfaqesuesit e opozites, pasi ata tashme jane jashte sistemit.

Më shumë video

Reklamë