E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

May: Nuk është momenti i duhur për një referendum pavarësie për Skocinë

Kryeministja britanike, Theresa May u shpreh se “Brexit” na detyron se nuk është momenti i përshtatshëm për organizimin e një referendumi për pavarësi në Skoci, një kërkesë e shfaqur nga kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon.

 

“Nuk është momenti i duhur”, pohoi ajo në një intervistë për BBC në përgjigje të projektit të Sturgeon për organizimin e një referendumi në fund të 2018 ose në fillim të 2019. May është gati për aktivizimin e Brexit përpara fundit të muajit.

 

Reklamë

“Gjithë energjia jonë duhet të jetë e përqëndruar në negociatat me Bashkimin Evropian për të garantuar arritjen e marrëveshjes më të mirë të mundshme për gjithë Britaninë e Madhe”, shtoi May.

 

Kërkesa e referendumit duhet të marrë dakordësinë e qeverisë britanike dhe të kalojë për votim në Parlamentin e Westminster.

Vazhdo të lexosh

Reklamë