Kryeministrja britanike Theresa May, e zhgënjyer konfirmoi se do të kërkojë zgjatjen e Brexit deri më 30 qershor dhe u bëri apel deputetëve që të mbështesin marrëveshjen e saj para se votuesit të humbasin besimin në Parlament.

 

“Ne nuk do të largohemi nga unioni më 29 mars me një marrëveshje. Këtë vonesë e shpreh me një keqardhje shumë të madhe . Jeni të lodhur nga lufta, jeni lodhur nga lojërat politike dhe nga rreshtat misteriozë proceduralë, të lodhur nga deputetët që flasin për asgjë tjetër veç Brexit kur jeni të shqetësuar rreth shkollave të fëmijëve tanë, Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, krimit apo shumë probleme të tjera. Ju doni që kjo fazë e procesit të Brexit të përfundojë dhe unë dëshiroj që  të përfundojë. Unë pajtohem. Unë jam në anën tuaj. Tani është koha që deputetët të vendosin.”

 

Theresa May gjendet në Bruksel ku do të mbahet një samit në të cilin do të diskutohet shtyrja e divorcit dhe kushtet që BE do të vendosë. Duket se java në vijim do të jetë historike dhe thelbësore në politikën britanike. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me BE përpara datës 29 mars, sipas ligjit Britania e madhe do të largohet pa një marrëveshje.

 

BE nuk ka përjashtuar mundësinë e një zgjatje te afatit, por kjo ka të ngjarë të vijë me kushte të tilla si një referendum i dytë. Por May e ka përjashtuar këtë mundësi duke argumentuar se divorci duhet të ndodhë përpara zgjedhjeve parlamentare europiane.

 

Kryeministrja May ra dakord për një marrëveshje me BE, por deputetët e hodhën poshtë dy herë. Ndërsa një rikthim i marrëveshjes aktuale në parlamentin britanik, është mision i vështirë për kryeministren pas bllokimit nga kryetari i dhomës së Komunëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *