Mërgim Mavraj përzgjidhet ne formacionin surprize per kete sezon ne Bundesligen gjermane. Paraqitjet shume te mira me ekipin e Kelnit te qendërmbrojtësit shqiptar kane rene ne sy te specialisteve, duke e përzgjedhur ne ekipin ideal. Ne përshkrimin qe i behet futbollisteve ku janë emra si Shmelzer i Dortmund apo Kimich i Bayern merren parasysh si pritshmërite përpara sezonit, por edhe ato qe kane dhuruar deri ne këto momente. Lojtari i kombëtares shqiptare, shkruan faqja e Bundesliges, humbi 20 ndeshje sezonin e kaluar për shkak te nje dëmtimi serioz dhe u desh të shihte se si Dominik Maroh dhe Dominik Hainz, formuan një dyshe të fortë në qendër. Pas vendit të 9 mjaft solid të vitit të kaluar, kishte një pikëpyetje të madhe rreth pozicionit të Mavrajt në formacionin titullar. Edhe nëse Këlni do të përsëriste një sezon pa rënie nga kategoria, nuk ishte e qartë nëse ai do të siguronte një vend në fillimin e sezonit. Por ne këto momente deri më sot, vetëm Bajerni ka pësuar më pak gola se sa skuadra që mban vendin e 6 në renditje dhe një rol mjaft të madh në këtë arritje e ka edhe shqiptari me paraqitjet e tij shumë të mira. Mavraj behet kështu lojtari i dyte pas Abrashit te Fraiburg qe po merr vlerësime per lojën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *