Vendi
Maskat grabisin karburantin në Fier

Një pikë karburanti në Fier është grabitur mëngjesin e kësaj të diele, nën kërcënimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti”, ndërsa autori ka qenë i vetëm, i maskuar dhe armatosur.
Ai ka kërcënuar rojën duke i marrë 2 mijë lekë, që kishte nga xhiroja, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi. Por policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së karburantit, ndërsa ka marrë edhe dëshminë e rojës për të identifikuar autorin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




