E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Maskat” futen në Qendrën Komunitare në Shkodër

Ilustrim · Vizion Plus

Një tentativë grabitjeje është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër. Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mëngjesin e të hënës kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit.

 

Grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare. Kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa, një intervistë për mediat, ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohë që i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

 

Tentativat e grabitjes por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk janë raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohë që kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh