E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mashtruan klientët e agjencisë turistike dhe përvetësuan 17 mijë euro, arrestohet administratori, nën hetim bashkëshortja

Administratori i një agjencie turistike është vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar në gjendje të lirë. Dyshohet se burrë e grua, duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Ardi Gjuzi, 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike dhe ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e Gjuzit), punonjëse e agjencisë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh