E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mashtronte qytetarët për dokumentet kundrejt parave/ Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30 vjeçare për për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve.

 

Në pranga u vu shtetësja Veriana Gega 30 vjeçe, banues në Berat. Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

 

Reklamë

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.

Vazhdo të lexosh

Reklamë