Krimi Ekonomik e Financiar në Tiranë ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari Klevis Berberi, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe.

Ai akuzohet se ka falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që Klevis Berberi, ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kallëzimi

Kallëzimi është bërë dy ditë më parë, më 10 qershor nga Mimoza Shehu me profesion notere. Shehu ka kallëzuar se në studion e saj noteriale kanë paraqitur një deklaratë për zhbllokimin e pronës ku ka dhënë pëlqimin banka ***  dhe në bazën e kësaj deklarate të dorëzuar nga shtetasi Klevis Berberi është bërë akti i shitjes.

Më pas nga banka në datë 09.06.2024 janë njoftuar se prona të ishte e bllokuar.

Pas verifikimit ka rezultuar se deklarata origjinale që ka banka, ndryshonte nga deklarata e dorëzuar nga shtetasi Klevis Berberi.

Klevis Berberi ka pranuar veprimin e mësipërm.

Policia po heton për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në sistemin bankar që kanë bërë këtë veprim.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *