Subscribe

Operacioni i koduar “Kredia” çoi në pranga 7 punonjës të një fondacioni monetar të cilët kishin arritur të krijonin një skemë gjigande mashtrimi duke përfituar shuma marramendëse që shkojnë deri në 3.7 mln euro.

Bëhet fjalë për fondin “ Besa ” ku drejtuesit e këtij institucioni privat kanë kallëzuar punonjësit e tyre në prokurori.

Pas hetimeve të specialisteve kundër krimit ekonomiko financiar në policinë e Tiranës u zbulua se e gjithë skema favorizohej dhe organizohej nga drejtoresha e një prej filialeve të fondit.

Ajo u arrestua së bashku me 4 punonjës te tjerë me të cilat ka bashkëpunuar në dhënien e kredive fiktive.

Në pranga u vunë edhe një ish oficer kredie i fondit dhe një sekser i cili ndërmjetësonte gjetjen e personave për kredi fiktive.

Nga hetimet ka rezultuar se klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit.

Klientët e rremë paraqiteshin vetëm në momentin e tërheqjes se lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, merrnin 25 deri në 35% ndërsa pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët.

Më pas drejtoresha lëshonte një vërtetim fiktiv, që e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

Shumat që janë dhëne deri tani shkon në vlerën 2 mln euro por dyshimet janë per nje vlere edhe më e madhe.

Për të mbuluar skemën e mashtrimit nga Drejtoresha e Degës, janë marrë edhe shuma të mëdha valute me interes nga persona të ndryshëm, të cilat arrijnë deri në 1.7 milion euro.

Krahas 7 të arrestuarve në kërkim është shpallur edhe një tjetër pjesëtar i grupit qe luante rolin e sekserit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “ Skemave mashtruese dhe piramidale” si dhe “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën ”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *