Subscribe

Gjykata e Apelit ndryshoi vetëm një masë sigurie nga vendimi i shkallës së parë për të arrestuarit në lidhje me skemën e mashtrimit në fondin Besa.

 

Nga qelia në arrest në shtëpi u vendos për oficeren e kredisë Bertina Kanani ndërsa ne burg u la drejtoresha Albana Imami, e dyshuar si organizatorja e skemës ku përllogaritet se janë qarkulluar deri në 3.7 mln euro.

 

Aspak mirë nuk e priti vendimin bashkëshortja e Mihal Hanxharit, ish oficerit të kredisë i cili u la në burg.

 

Edhe avokati i oficeres tjetër të kredisë Orkida Driza pretendon se klientja e tij është viktimë.

 

Ndërkohë për Esmeralda Vason, oficeren tjetër të kredisë ne fondin Besa , apeli la në fuqi masën detyrim paraqitje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *