Subscribe

Goditet një tjetër Call Center në Tiranë, i cili ka arritur që të zhvasë afro 5 milionë euro nga shtetas italianë përmes mashtrimit. Ky është operacion është vijimi i atij të nisur nga tetori i vitit të kaluar mes SPAK dhe Prokurorisë italiane.

 

Këtë të enjte janë arrestuar drejtuesit e Call Centerit në rrugën Dritan Hoxha në kryeqytet. Sipas prokurorit Eneid Nakuçi mbi 140 denoncime nga shtetasit e huaj ndihmuan në finalizimin operacionit.

 

“Eshtë rezultat i veprimeve të zhvilluara hetimore pas kontrolleve, sekuestrimeve të pajisjeve elektronike që u kryen në datën 25 tetor të vitit të kaluar pranë një call centeri në rrugën “Dritan Hoxha”. Janë administruar 140 kallëzime të personave të dëmtuar në Itali dhe shuma e parave të personave të dëmtuar shkon 4.7 milionë euro.”

 

Ndër të tjera hetuesit treguan edhe mënyrën sesi realizohej aktiviteti kriminal.

 

Pas mashtrimit, paratë kalonin në shtetet të tjera dhe investoheshin në kriptomonedha.

 

Kreu i policisë së Tiranës tha se janë ekzekutuar gjithsej 9 masa sigurie.

 

“Është bërë i mundur i plotë i subjekteve të hetimit. Më 25 tetor është bërë identifikimi i këtyre personave. Janë ekzekutuar 9 masa sigurie, 5 në burg 4 në arrest shtëpie janë në kërkim edhe 5 subjekte të tjerë. Janë angazhuar 60 forca policie, 2automjete, ka pasur kontrolle në 12 banesa ku janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike si dhe bitcoin.”

 

Sipas autoriteteve italiane zbulimi i parave te përfituara përmes këtij aktivitetit kriminal është një proces i vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *