Policia e shtetit ndaloi 177 persona në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se ata udhëtonin drejt vendeve te BE për qëllime azili. Në një njoftim për mediat, policia bëri me dije se vetëm gjate muajit gusht janë kapur 8 persona të shpallur në kërkim. Ndërsa 17 të tjerë janë proceduar për falsifikim të dokumenteve. Ndërkohë në policinë e shtetit u krijua baza e të dhënave për gjakmarrjen. Sipas policisë, diçka e tillë bëhet dhe për parandalimin e të gjitha rasteve, të cilat tentojnë të kërkojnë azil në vendet e BE. Gjithashtu baza e të dhënave do të shërbejë dhe në parandalimin e rasteve, të cilat paraqesin rrezikshmëri.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *