E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakroi të dashurën dhe e la të vdiste në derën e spitalit, policia nxjerr foton e të dyshuarit

Një person është ndalur me kohezgjatje orej 48 orësh dhe një tjetër është shpallur në kërkim për rastin e vdekjes së 18 vjecares që ka tronditur Kosovën.

Prokuroria ka konfirmuar se është ndaluar një person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i dyshuari tjetër Dardan Krivaqa, që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht viktimën me iniciale M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar ekspertizë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Reklamë

Dyshohet se personi që është në arrati ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ai mendohet se ka qënë i dashuri i vajzës 18 vjecare, të cilën në sherr e siper e ka keqtrajtur fizikisht dhe bashkë me shokun e tij e lënë në dyert e spitalit të Ferizajt dhe u larguan me shpejtësi. Për fat të keq vajza gjeti vdekjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë