Kronikë
Masakroi për vdekje 52-vjeçarin që do i vidhte pulat/ Gjykata e Beratit jep vendimin për të riun

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 22 vjeccarin Bjorsi shushari, i cili masakroi për vdekje pak ditë më parë 52-vjeçarin Lefter Brisku,që i hyri në banesë për të vjedhur pula.
Reklamë
Avokati i shusharit pretendoi në sallën e gjyqit se klienti i tij ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Sipas tij, bjorsi shushari ishte trembur kur kishte parë hajdutin në shtëpi dhe ishte përleshur me të.
por ky arsyetim nuk ka mjaftuar për tupën gjykuese, gjyqtarja Albana Misja,e cilësoi “të ligjshëm” arrestimin e Bjorsi Shusharit duke vendosur “arrest me burg” pa afat.
Shushari mbërriti në ambjentet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nën masa të rrepta sigurie , ndërsa seanca gjyqësore zgjati për rreth 1-orë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




