Subscribe

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Shkodrën, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

 

Përplasja me armë zjarri nisi mes 2 familjeve, Ferracaku dhe Gocaj, hotelet e të cilëve ishin vendosur vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Konflikti nisi për vendosjen e disa shezlongëve.

 

Plumbat i morën jetën Kujtim Ferracakut, dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj, si dhe punonjësit të shezlongëve, Myzerim Zeneli.

 

Të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.

 

Në vendngjarje kanë shkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, si dhe grupi hetimor me specialistët e drejtorisë së Policisë Shkodër.

 

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *