E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Masakra në Shkodër, reagon ministri i Brendshëm: Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me të shoqin.

Ministri Hoxha tha se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Sipas tij, shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.

“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë