E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Masakra në qytetin e Vlorës, burg 2 të akuzuarve

Prokuroria e Vlorës kërkoi 15 vite burgim per Berti Alia dhe Ani Begaj, dy të dyshuarit kryesorë të ngjarjes së ndodhur më 7 prill të 2015 në qytetin bregdetar të Vlorës, ku mbeten te vrare tre persona. Pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë me nga 35 vite burgim, Prokuroria pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të dy të arrestuarve dhe nga 35 vite burg dënimi u reduktohet në 15 vite heqje lirie. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali, me emrin “Adore” në kryqëzimin e lagjes “Çole” dhe dyshohet se kishte motiv larjen e hesapeve të narkotrafikut mes 2 grupeve. Seanca e fundit do të zhvillohet me datën 1 nëntor, ndërsa priten dhe reagimet e familjarëve për uljen e dënimit për dy të arrestuarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë