E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Masakra në Astir/ Emrat e dy bashkëshortëve të vrarë e dhëndërit vrasës

Policia ka dhënë detaje në lidhje me krimin makabër të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Unazës ku dhëndri vrau me armë zjarri vjehrrin, vjehrrën dhe veten.

Policia ka bërë me dije se viktimat janë shtetasit Bujar Mataj, 63 vjeç, gruaja e tij Xhevahire Mata 52 vjeçe si dhe Majlind Lila rreth 50 vjec i cili është autori i masakres.

Shtetasit Bujar Mataj dhe Xhevahire Mataj me origjine nga Korca por banues ne kete zone periferike te Tiranes janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre.

Ndërsa shtetasi Majlind Lila, ish dhëndri i tyre, është gjetur I dëmtuar poshtë ballkonit të banesës së çiftit Mataj.

Ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte pasi kishte prerje te medha te damarave ne te dyja duart.

Vazhdo të lexosh

Reklamë