Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në...

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf...

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

Masakra me 12 viktima në Australi, ndërkombëtarë dënojnë sulmin: Jemi të tmerruar!

14 Dhjetor 18:41

Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë një feste hebraike në plazhin Bondi të Sidnejt të dielën, njoftuan autoritetet australiane.

Sulmi, i cilësuar si terrorist nga Australia, është dënuar nga e gjithë bota.

Lexo edhe :

Related Posts

Masakra në Australi, Begaj dënon sulmin: Shqipëria, në solidaritet të plotë kundër terrorizmit dhe urrejtjes
Masakra në Australi, shkon në 16 numri i viktimave, mes tyre edhe një fëmijë
VIDEO/ Masakra me 12 viktima në Australi, momenti kur policia neutralizon autorët

“Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë. Lutemi për viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm, komunitetin hebre dhe popullin e Australisë”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

“Lajme thellësisht shqetësuese nga Australia. Ngushëllime për të gjithë ata që janë prekur nga sulmi i tmerrshëm në plazhin Bondi”, tha Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

“Disa muaj më parë i shkrova letër kryeministrit të Australisë. I thashë se politikat e tyre po hedhin benzinë mbi zjarrin antisemitik. Kjo nxit urrejtjen ndaj hebrenjve që tani po përhapet në rrugët tuaja. Antisemitizmi është kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin, prandaj dobësia duhet të zëvendësohet me veprime. Kjo nuk kishte ndodhur në Australi, dhe sot ndodhi diçka e tmerrshme atje: vrasje me gjakftohtësi. Numri i të vrarëve, për fat të keq, rritet në çdo çast”, u shpreh Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

“Australia dhe Zelanda e Re janë më shumë se miq, ne jemi familje. Jam i tronditur nga skenat shqetësuese në Bondi, një vend që qytetarët e Zelandës së Re e vizitojnë çdo ditë”, deklaroi Christopher Luxon, kryeministër i Zelandës së Re.

“E tronditur nga sulmi tragjik në plazhin Bondi. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të dashurit e viktimave”. “Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebreje kudo. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes“, deklaroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit të tmerrshëm terrorist në plazhin Bondi, Sidnej. Antisemitizmi, kudo që shfaqet, çon në akte kriminale. Sot, Polonia qëndron përkrah Australisë në këtë kohë zie”, tha Donald Tusk, kryeministër i Polonisë.

“I tmerruar nga sulmi terrorist në Australi kundër komunitetit hebre. Shpreh solidaritetin tim me viktimat dhe të dashurit e tyre, me popullin dhe Qeverinë e Australisë. Urrejtja, antisemitizmi dhe dhuna nuk kanë vend në shoqëritë tona”,tha  Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares

“Jam i tronditur nga sulmi i tmerrshëm në plazhin Bondi Beach, Australi, gjatë një aktiviteti hebre për Hanukën. E dënoj këtë akt të neveritshëm terrori në termat më të fortë të mundshëm. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë prekur nga sulmi i sotëm tragjik”, u shpreh Jonas Gahr Stoere, kryeministër i Norvegjisë.

“Jam i indinjuar nga sulmi në Sidnej kundër komunitetit hebre. Së bashku, duhet ta luftojmë përhapjen e antisemitizmit”, tha Ulf Kristersson, kryeministër i Suedisë.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Australi Masakra viktima

Nga e njëjta kategori

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

më shumë...

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit, efektivi Adri surprizohet nga Hita

më shumë...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek

më shumë...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • “Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.