Në cilësinë e kryetarit të OSBE, kryeministri Edi Rama shprehet se masakra e Srebrenicës është tragjedi që rëndon mbi shpirtrat e njerëzve edhe 25 vite më vonë.

Sipas Ramës, mosndëshkimi nuk është opsion dhe se përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer, ndërsa shtoi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *