Gjykata e Apelit ka lënë në burg Orgest Bilbilin. Ai është është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes, së bashku me Laert Haxhiun dhe një seri ngjarjesh të rënda. Dyshohet se ata kanë kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.

Bilbi u kap në prill të këtij viti në kryeqytet, pas shumë vitesh në kërkim dhe dhjetra operacionesh të dështuara nga efektivët e RENEA.

Ai rezulton i dënuar në mungesë për drogë me 7.4 vite burgim, si dhe dyshohet se është pjesë e grupit shoqëror të Julit të Pashakos, në Lushjë. Po ashtu, mendohet se së bashku me Laert Haxhiun, ishin autorët kryesorë në atentatin kundër Landi Muharremit, prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja  dhe shoferit të tij Andi Maloku, i cili humbi jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *