E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Masakër në Suedi, qëllohet me armë drejt turmës me njerëz

Një person hapi zjarr në qëndër të Malmo në Suedi duke vrarë dy persona e duke plagosur katër të tjerë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë festimeve të tifozeve për fitoren që skuadra nordike arriti në botërorin e Rusisë kundër Korese se Jugut.

 

Reklamë

Agresori besohet se ka përdorur një armë gjysmëautomatike të hapur zjarr në një ambjent teper të populluar.

 

Dëshmitaret thanë autori zbriti nga një makine dhe lëshoi 15-20 plumba drejt një grupi personash para një internet-kafe në qëndër të Malmos.

 

Viktimat janë të moshës 18 dhe 29 vjec.

 

Ndërkohe policia nisi gjuetine ndaj autorit të kësaj ngjarje të rëndë mbrëmjen e së hënës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë