E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 8 minuta më parë
Kronikë

Masakër në Spitalin Psikiatrik në Bukuresht, 38-vjeçari vret 4 pacientë e plagos 9 të tjerë

Katër persona kanë humbur jetën ndërsa të paktën nëntë të tjerë janë plagosur pasi janë sulmuar në një spital psikiatrik në Bukuresht të Rumanisë.

 

Një pacient 38 vjeçar i cili ishte shtruar në klinikë tri ditë më parë,  në të gdhirë të ditës së diel ka sulmuar fillimisht pacientët  në dhomën e tij duke kaluar pastaj në repartin e femrave.

 

Reklamë

Tre persona kane mbetur te vdekur në vend ndërsa një i katërt ndërroi jete pasi u dërgua ne spital. Nga nëntë personat e plagosur, raportohet se dy janë ne gjendje komë.

 

Viktimat ishin pacientë të moshuar, dhe nuk mundën të mbrohen e të reagonin përballë agresorit. 38-vjeçari, i papunë u shtrua në spital vullnetarisht pak ditë më parë, pasi kishte probleme me alkoolin.

 

Spitali Psikiatrik  ka numër shumë të reduktuar të personelit mjekësor dhe të sigurisë. Sipas drejtuesve te sindikatës se shëndetit është e papranueshme qe vetëm tre punonjës në turn të  monitorojnë 70 pacientë me sëmundje mendore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë