Ngjarje e rëndë në Lion të Francës ku dy persona kanë sulmuar me thika kuzhine kalimtare të rastit duke shkaktuar një bilanc provizor prej 1 të vdekuri dhe 9 të plagosurish.

Tre nga personat e plagosur janë në gjëndje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Villeurbane në periferti të Lionit.

Dy persona dyshohet se kanë ndërmarrë këtë akt kriminal. Ata mbanin në duar thika buke dhe qëlluar këdo që I dilte para në rrugë.

Viktima është 19 vjec.

Njeri nga agresoret ( ai kryesori) është arrestuar ndërsa një tjetër është në arrati.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist apo  të rrethave të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *